KB Prishtina rikthen Daniel Lekndreajn
14 gusht 2024
| 13:30
KB Prishtina ka vazhduar me përforcime cilësore ku po përgatiten për sezonin e ri në Superligë. Skuadra nga kryeqyteti kosovar ka për synim ta rikthejë titullin kampion dhe ka bërë disa përforcime.
I fundit që është bashkuar me klubin bardhekaltër është basketbollisti shqiptar Daniel Lekndreaj. Për Lekndreajn është një rikthim në klubin kryeqytetas, pasi ai edhe më parë ka veshur fanellën e Prishtinës. Klubi prishtinas ka transferuar edhe Bardh Istrefin, Jon Ismajli, Rashad Williams, Jalen Moore dhe Damiree Burns.