KB Prishtina rikthen Malcolmin
21 nëntor 2023
| 11:25
KB Sigal Prishtina e ka rikthyer në radhët e saj basketbollistin Malcolm Armstead.
“Bardhekaltrit” e kanë zyrtarizuar sot fundorin amerikan, i cili do t’i mbrojë ngjyrat e klubit kryeqytetas deri në fund të këtij sezoni.
Armstead së fundmi ishte pjesë e Golden Eagle Yllit dhe e Pejës, ndërsa u rikthye në klubin ku luajti në vitin 2019. Ai llogaritet si lojtar vendor pasi e posedon pasaportën e Kosovës. Me Pejën në këtë edicion i kishte 11 paraqitje në krejt garat me një mesatare prej 6,6 pikësh për ndeshje