![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/09/kb-prishtina.jpg)
KB Prishtina transferon amerikanin Steven Davis
07 shtator 2023
| 16:13
KB Prishtina ka njoftuar se e ka transferuar basketbollistin Steven Davis.
Amerikani 29-vjeçar, vjen në kryeqytet pas një përvoje të pasur e me shifra të mrekullueshme në liga të ndryshme evropiane si në: Hungari, Sllovaki, Suedi, Gjermani dhe Itali.
Ai luan në pozitën e alo-qendrës dhe së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së famshme italiane Fortitudo Bologna dhe skuadrës tjetër Trapani.