KB Rahoveci ankohet në FIBA
KB Rahoveci nuk është mjaftuar me dënimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ndaj KB Yllit. Ditë më parë FBK-ja dënoi Yllin me 500 euro për banerin racist “Rahvoec-Made in Bugaria”.
Ky dënim, sipas KB Rahovecit, është minimal dhe i papranueshëm, andaj klubi vreshtar ka vendosur ta dërgojë rastin në FIBA. KB Rahoveci konfirmoi se do t’i vazhdojë garat për ta demonstruar sportivitetin edhe pse, sipas njoftimit, FBK-ja nuk dëshiron këtë ekip në elitën e basketbollit. KB Rahoveci është në vendin e katërt në Superligë dhe është në luftë të ashpër me Trepçën dhe Yllin për inkuadrim në “play-off”, ani pse pa palestër. KB Rahoveci përballet me Bashkimin të shtunën nga ora 17:00, që është edhe derbi i kësaj xhiroje bashkë me Trepça-Ylli. Rahoveci e humbi derbin ndaj Yllit me rezultat 99-86.