KB Rahoveci ndahet me trajnerin Bujar Loci
Bordi i KB Rahoveci në mbledhjen e fundit të mbajtur pas zhvillimit të “FINAL 8” ka analizuar rrjedhën e kampionatit dhe pozicionin aktual të skuadrës sonë në këtë fazë të garave edhe në Superligë.
“Pas shqyrtimeve dhe diskutimeve për gjetjen e një rrugëdalje nga këto rezultate, në marrëveshje edhe me trajnerin Bujar Loci, ka vendosur që të shkëpus bashkëpunimit me këtë të fundit”, thuhet në njoftimin e Rahovecit.
“Bordi ka vlerësuar se skuadra po hynë në një fazë kruciale të kampionatit dhe e ka parë të domosdoshëm këtë veprim. Bordi dëshiron ta falënderoj trajnerin Loci për tërë angazhimin në pjesën e parë të kampionatit pasi siç dihet i njëjti e mori drejtimin e klubit në fazë jo të mirë. Bordi i dëshiron çdo të mirë dhe suksese në të ardhmen trajnerit Loci, derisa ditëve të ardhshme do të vendoset edhe për kryetrajnerin e ri”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e kësaj skuadre.
/Epoka e re/