KB Rahoveci ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Fotis Takianos

11 tetor 2021 | 16:06

KB Rahoveci ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin grek, Fotis Takianos.

Pas një fillimi se jo të mirë këtë sezon, Rahoveci ka vendosur të ndajë rrugët me Takianos. Zëvendësuesi i Takianos do të jetë ndihmësi aktual, Illmen Bajra.

“Me marrëveshje të dyanshme, kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin grek, Fotis Takianos. E falënderojmë për punën e bërë deri më tani dhe kontributin e dhënë, teksa i urojmë çdo ditë të mirë në jetë e karrierë. Zëvendësues i tij do të jetë ndihmësi aktual, Illmen Bajra. Me këto ndryshime, klubi synon të rikthehet në normalitet, pas rezultateve të fundit”, thuhet në njoftimin e Rahovecit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burim thotë se Princ Harry dhe Meghan Markle nuk…