KB Rahoveci pranon dorëheqjen e Thaçit

18 dhjetor 2022 | 15:17

Klubi i Basketbollit Rahoveci e ka pranuar dorëheqjen e kryetrajnerit Muhamed Thaçi.

Kështu ka bërë të ditur klubi nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”.

Rahoveci e ka falënderuar Thaçin për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar suksese në karrierë.

“KB Rahoveci njofton se ka pranuar dorëheqjen nga trajneri Muhammed Thaçi. Ne falënderojmë trajnerin për kontributin e tij dhe gjithçka që ka dhënë për organizatën tonë, duke i dëshiruar Mujës suksese të mëtejshme në karrierën e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të Rahovecit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Argjentina dhe Franca ndeshen me njëra-tjetrën në finalen e madhe…