KB Rahoveci reagon pas dënimit nga FBK-ja

24 tetor 2018 | 17:11

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka shqiptuar gjoba prej 675 euro për KB Rahovecin, pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në ndeshjen ndaj KB Ponte Prizreni.

Vendimi sipas FBK-së, është i bazuar në raportimet e delegatit ku përfshihen edhe hedhjet të gjësendeve në parket. Bordi i KB Rahoveci ka kërkuar nga adhuruesit të mos përsëriten sjelljet të tilla në ndeshjet e ardhshme, pasi ato e dëmtojnë klubin.

“Bordi i KB Rahoveci ka diskutuar lidhur me këtë vendim, ndërsa apelon te të gjithë që të mos përsërisin raste të tilla të cilat mund të sjellin dëm edhe më të madh për klubin, i cili edhe ashtu po përballet me problem të shumta duke u nisur nga ato financiare e deri të zhvillimi i ndeshjeve që duhet t’i bëjë çdo herë jashtë Rahovecit. Bordi kupton frustrimin që mund të kenë basketbolldashësit ndaj vendimeve të referëve, por hedhja e gjësendeve nuk mund të zgjidh këtë problem, andaj apelojmë që të hiqet dorë nga veprime të tilla”, thuhet në njoftimin e KB Rahoveci.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Këpuz të Klinës është zbuluar pllaka në vendin e…