
KB Trepça konfirmon largimin e Gallowayt
29 janar 2024
| 14:16
KB Trepça ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me basketbollistin amerikan, Brevin Galloway.
Mitrovicasit e kanë falënderuar lojtarin e tyre të deritashëm, me të cilin kishin bashkëpunuar nga fillimi i këtij sezoni.
“Faleminderit Brevin. Gjithmonë do të jesh njëri prej nesh”, kanë shkruar mitrovicasit në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”. Edhe lojtari e ka falënderuar klubin për mundësinë e dhënë për të luajtur me “Xehetarët”.