KB Trepça më e përkrahura nga tifozët në tribuna
30 maj 2023
| 14:04
Federata e Basketbollit e Kosovës ka publikuar disa statistika të shikueshmërisë në palestrat kosovare gjatë edicionit 2022/2023 në Superligën e Kosovës në basketboll.
E para në listë prin Trepça si më e përkrahura në tribuna, duke lënë pas Vëllaznimin e Pejën, shkruan lajmi.net.
23 mijë e 700 shikues ishin në total në ndeshjen e “Xehtarëve” në palestrën “Minatori” në Mitrovicë gjatë edicionit.
Në palestrën “Shani Nushi” e ndoqën Vëllaznimin 22 mijë e 600 shikues, ndërkohë 20 mijë e 900 shikues ishin prezent në ndeshjet e Pejës në “Karagaçi”. Sa i përket ndeshjeve të “play-off”-it, Trepça sërish qëndron më mirë me 17 mijë shikues në pesë ndeshjet si vendas.
Më poshtë mund të shikoni statistikat e plota.