KB Trepça ndahet me trajnerin Pllantakin  

24 dhjetor 2020 | 13:04

KB Trepça i ka ndarë rrugët me trajnerin Neven Pllantak. Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra mitrovicase përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

“KB Trepça në bashkëkoordinim dhe me pajtimin e dy palëve nga sot kanë ndërprerë kontratën me trajnerin e skuadrës Neven Pllantak. Klubi, tifozët si dhe i gjithë qyteti i Mitrovicës e falënderojnë përzemërsisht për kontributin e dhënë dhe gatishmërinë e treguar edhe në të kaluarën për ti ndihmuar klubit edhe në sfida dhe misione shumë të vështira”, thuhet në njoftimin e KB Trepça.

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KRU “Prishtina” ka njoftuar se ka rënie të nivelit të…