KB Trepça përballë Parnu Sadam dhe Tindastoll

08 gusht 2023 | 15:59

Është hedhur shorti për kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Fituesja e Kupës së Kosovës në basketboll, Trepça do të ndeshet me skuadrën estoneze Parnu Sadam dhe atë islandeze Tindastoll. Kualifikueset do të zhvillohen në Parnu, Estoni. Vetëm vendi i parë do të kualifikohet në grupet e edicionit të rregullt në FIBA Europe Cup. Gjithsej janë shtatë grupe, një me katër skuadra dhe gjashtë me tri. Kualifikimet do të zhvillohen më 2-5 tetor. Në edicionin e rregullt do të jenë 40 skuadra, të ndara në dhjetë grupe me nga katër skuadra. Trepça edicionin e kaluar ishte në kualifikimet e FIBA Europe Cup, madje organizatore e grupit në Mitrovicë, por që nuk kishte arritur kualifikimin në grupe. Nga Mitrovica ishte kualifikuar Sportingu. Edicionin e kaluar Sigal Prishtina ishte në kualifikime, kurse Golden Eagle Ylli ishte pjesë e grupeve, ku nga gjashtë ndeshje kishte një fitore e pesë humbje.

Grupi C

Parnu Sadam
Tindastoll
Trepça

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stërvitja e së martës nuk ka shkuar dhe aq mirë…