KB Trepça vazhdon me Haxhiun dhe Zekiqin
20 qershor 2022
| 20:38
Klubi i Basketbollit Trepça ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook se ka vazhduar me dy basketbollistë të saj për sezonin e ri
Bëhet fjalë për basketbollistët Valdrin Haxhiu dhe Samir Zekiqi.
Ata këtë zyrtarizim e kanë bërë me anë të një postimi që kanë bërë në faqen e tyre në facebook.
“Djemt e qytetit – Valdrin Haxhiu dhe Samir Zekiqi! Pjesë e @KB TREPÇA edhe për sezonin e ardhshëm 2022/2023 #TrepçaNaBashkon ?⚪️⚫️”, shkruan në këtë postim.