KB Vëllaznimi bëhet me Bord të ri
KB Vëllaznimi ka bërë lëvizjen e parë në prag të sezonit të ardhshëm.
Klubi gjakovar ka njoftuar se sot ka mbajtur Kuvendin e Rregullt Zgjedhor, ku ka zgjedhur edhe Bordin e ri.
Bordi i klubit do të përbëhet nga: Jeton Bakalli, Nertil Zeka, Ideal Bakija, Ndriçim F. Koshi, Egzon Doli, Fadil Gjoshi, Bledar Kusari, Enis Morina dhe Fat Deva.
“Kuqezinjtë” bënë të ditur gjithashtu se në mbledhjen e radhës do të vendoset për Kryetarin e klubit dhe pozitat tjera udhëheqëse.
Njoftimi i plotë nga KB Vëllaznimi (pa ndërhyrje):
“Mbahet Kuvendi i KB Vëllaznimit, zgjedhet bordi i ri
Gjakovë – 11.7.2023,
Klubi i Basketbollit Vëllaznimi ka mbajtur kuvendin e rregullt zgjedhor sipas diskutimeve të përcaktuara në rendin e ditës.
Pas konstatimit që kuvendi ka kuorum të nevojshëm për fillimin e punës me 33 anëtarë të pranishëm, mbledhjen e hapi antari i bordit Burim Koshi.
Pas raportimit të gjendjes nga kryesia dhe zgjedhjes së anëtarëve të këshilli mbikëqyrës, u votua edhe për zgjedhjen e kryetarit të ri të klubit.
Të propozuarit u votuan nga kuvendi dhe bordi i ri i KB Vllaznim-it do të përbehet nga:
- Jeton Bakalli
- Nertil Zeka
- Ideal Bakija
- Ndriçim F. Koshi
- Egzon Doli
- Fadil Gjoshi
- Bledar Kusari
- Enis Morina
- Fat Deva
Burim Koshi ka shpjeguar se sipas statutit, Bordi do të duhet të zgjedh Kryetarin, Nënkryetarin, Sekretarin dhe Udhëheqësin Financiar.
Kshtu që, në mbledhjen e ardhshme të bordit të ri do të zgjidhen strukturat e reja të klubit.