KB Vëllaznimi ndanë rrugët me Rushitin e Ejupin

18 dhjetor 2024 | 12:13

Basketbollistët Arbin Rushiti e Visar Ejupi nuk janë më pjesë e skuadrës së Vëllaznimit që bën gara në Superligën e Kosovës. Klubi nga Gjakova, ka njoftuar të martën se ka mbyllur bashkëpunimin me dy basketbollistët, të cilët i ka falënderuar për kontributin dhe u ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.

“Me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me lojtarin nga Shkupi – Arbin Rushiti, të cilin e falënderojmë për kontributin dhe i dëshirojmë suksese në vazhdim të karrierës. Një tjetër falënderim për kontributin e dhënë ndajmë për Visar Ejupin, i cili ishte pjesë e jona gjatë kësaj periudhe vjeshtore. I dëshirojmë suksese në vazhdim”, thuhet në njoftimin e Vëllaznimi.

Aktualisht, Vëllaznimi është në pozitën e gjashtë në tabelë me 5 fitore e 7 humbje pas 12-të xhirove të luajtura deri më tani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këto ditë kishte shumë bujë për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe…