KB Vëllaznimi përforcohet me një amerikan
25 korrik 2022
| 17:06
Basketbollisti amerikan Preston Knowles është përforcimi i parë i KB Vëllaznimit për sezonin 2022/23.
Klubi nga Gjakova të hënën e ka zyrtarizuar amerikanin, i cili ka firmosur kontratë për sezonin e ri. Knowles (187 cm), ka përvojë të madhe dhe do t’i ndihmojë shumë klubit gjakovar, pasi ka luajtur në ligat e forta të Evropës, si Kroaci, Itali, Izrael, Greqi e Ukrainë.
Para amerikanit Knowles, KB Vëllaznimi i kthyer në elitë si kampion i Ligës së Parë, ka siguruar edhe katër lojtarë vendorë: Arbër Sinani, Burim Zekiqi, Atik Koshi e Rron Dahsyla. Në krye të ekipit do të jetë trajneri nga Kroacia, Franko Sterle.