KB Ylli angazhon trajner amerikan

15 gusht 2024 | 14:19

Skuadra e basketbollit, Golden Eagle Ylli ka njoftuar se John Casey Owens do të jetë trajner i ri. Klubi nga Suhareka beson se trajneri amerikan do t’i sjell energji dhe fitore të reja klubit.

“Kemi arritur marrëveshje me trajnerin amerikan, John Casey Owens, i cili vjen me një përvojë si trajner në G-League, asistent në NBA në ekipin LA Lakers, si dhe së fundmi udhëhoqi ekipin Kazma SC në Kuwait. Ai do të na udhëheq në drejtimin e fitoreve të reja. Le të fillojmë këtë aventurë të re dhe të mbushur me energji”, ka njoftuar KB Ylli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Komisionit Hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore nga…