KB Ylli arrin marrëveshje me trajnerin Petar Mijoviq
02 shkurt 2024
| 15:00
Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur Petar Mijoviq.
Kështu ka njoftuar ky klub përmes një shkrimi në “Facebook”. Trajneri Mijoviq me shtetësi malazeze edhe më parë ka punuar ne Kosovë dhe ka vazhduar më pas në skuadrën nga Superliga e Polonisë, Slask Wroclaw, në Superligën e Hungarisë Atomeromu SE si dhe në Mal të Zi te skuadra e Buducnost me të cilën edhe ka marrë pjesë ne EuroCup si dhe ka fituar titullin e kampionit në Mal të Zi.
“Tani objektivat janë të qarta që me trajnerin kampion të rikthehemi te titulli kampion”, ka njoftuar skuadra suharekase.