
KB Ylli ‘blindon’ Kastratin
12 korrik 2021
| 13:10
Basketbollisti Erjon Kastrati do të jetë pjesë e skuadrës së Golden Eagle Ylli edhe për dy vite të tjera.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadra kampione nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. “Erjon Kastrati edhe për dy vite lojtar i Golden Eagle Ylli”, thuhet në njoftimin e KB Ylli.
Erjon Kastrati është njëri ndër me meritoret për suksesin e Yllit në Superligë dhe Ligën Unike.
/Epoka e re/