KB Ylli transferon Bashir Ahmedin
29 gusht 2022
| 07:57
Golden Eagle Ylli ka njoftuar se ka nënshkruar me Bashir Ahmed.
Ylli këtë e ka bërë të ditur me anë të rrjeteve sociale.
“Të dashur tifozë, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë̈ se kemi arritur marrëveshje me lojtarin Bashir Ahmed i cili do të jetë me ne drejt synimeve tona për mbrojtjen e titujve”, thuhet në njoftim.
Bashir Ahmed ka qenë edhe parë pjesë e Superligës së Kosovës, te klubi i Prishtinës.