KB Ylli vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Radoviq
21 korrik 2020
| 18:30
KB Golden Eagle Ylli ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” se skuadrës do t’i prijë në sezonin 2020/2021 trajneri Dragan Radoviq.
Në këtë mënyrë skuadra nga Suhareka e ka konfirmuar besimin në trajnerin malazez edhe për një sezon tjetër.
“Edhe pse ky pritet të jetë një vit i vështirë në të gjitha aspektet, ne do të vazhdojmë me punë aty ku e lamë sezonin e kaluar. Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me trajnerin, Dragan Radoviq, edhe për sezonin e ardhshëm. Kemi edhe shumë për të zbuluar”, thuhet në njoftimin e KB Ylli.
(V.Z / Epoka e re)