
KB Ylli vazhdon bashkëpunimin me Zekiqin
26 korrik 2020
| 14:19
KB Ylli është skuadra e vetme në Superligën e Kosovës në basketboll, që ka lëvizur në organizim dhe forcim të skuadrës.
Klubi nga Suhareka në njoftimin e fundit kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me yllin e tyre nga Mitrovica, Samir Zekiqi. “Ju kemi thënë që nuk do prezantim! Samir Zekiqi është me ne”, ka shkruar KB Ylli.