KBF Prishtina, klubi më i mirë në konkurrencën e femrave në basketboll

16 mars 2025 | 11:09

Komuna e Prishtinës në një mbrëmje gala ka shpallur më të mirët e kryeqytetit për vitin 2024.

Klubi më i mirë në konkurrencën e femrave i ka takuar KBF Prishtinës në basketboll.

KBF Prishtina edicionin e kaluar fitoi Ligën Unike te Femrat, ishte kampion dhe fitues i Kupës në kategorinë U18, si dhe fitues i Kupës U16, duke dëshmuar për punën dhe sukseset e klubit bardhekaltër.

Shpresa e Vitit është shpallur Yll Kastrati, basketbollisti i Kosovës për grupmosha të reja.

Kujtojmë se Ylli është shpallur Shpresa e Vitit te meshkujt edhe nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ylli shihet me të ardhme të ndritur në basketboll, derisa ishte shpallur MVP i Evropianit të Divizionit C, që ishte mbajtur në Shqipëri më 2024, ku udhëhoqi Dardanët drejt triumfit në këtë garë.

Me mirënjohje PostMortum është nderuar Nexhdet Hoxha. Hoxha ka qenë gjyqtar i basketbollit dhe vëzhgues për vite të tëra. Ai ndërroi jetë vitin e kaluar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në basketbollin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas tragjedisë në…