KDI: 69.9% e të rinjve e vlerësojnë punën e Qeverisë si joefikase dhe të dobët
Rreth 70 për qind e të rinjve të anketuar e kanë vlerësuar punën e Qeverisë të dobët dhe joefikase.
Kurse 30 për qind e të rinjve kanë vlerësuar se Qeveria kritikohet padrejtësisht, përkundër punës të mirë.
Këto janë rezultatet e hulumtimit të dytë të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) me votuesit e rinj.
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka bërë me dije se raporti final i këtij hulumtimi do të publikohet se shpejti.
“Si e vlerësojnë të rinjtë punën e Qeverisë së Kosovës? 69.9% e të rinjve e vlerësojnë punën e Qeverisë si jo efikase dhe të dobët. 30.1% e të rinjve vlerësojnë se Qeveria kritikohet padrejtësisht, përkundër punës të mirë. Këto të dhëna janë rezultat i hulumtimit të dytë të KDI-së me votuesit e rinj. Raporti final lidhur me këtë hulumtim do të publikohet së shpejti”, ka shkruar Kryeziu në llogarinë e vet në “Facebook” .