KDI-ja: 23 komuna shënuan rritje të transparencës komunale
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në partneritet me konsorciumin e organizatave j qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë” ka publikuar “Transparometrin Komunal”, ku janë pasqyruar të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale për 38 komunat e Kosovës për periudhën janar -qershor 2022.
Bazuar në të gjeturat gjatë kësaj periudhe, komunat me nivelin më të lartë në përmbushjen e indikatorëve vlerësues janë: Komuna e Rahovecit me 83 pikë apo 94.32 për qind, Komuna e Gjakovës me 80 pikë apo 90.9 për qind, Komuna e Kamenicës dhe ajo e Mitrovicës së Jugut me nga 78 pikë apo 88.63 për qind, Komuna e Lipjanit, Pejës, Podujevës dhe Prishtinës me nga 77 pikë apo 87.5 për qind, Komuna e Drenasit, Kaçanikut si dhe Prizrenit me nga 76 pikë apo 86.36 për qind.
Ndërsa komunat që kanë treguar nivel më të ultë në përpushjen e indikatorëve vlerësues janë: Komuna e Zveçanit dhe Kllokotit me nga 45 pikë apo 51.13 për qind, Komuna e Fushë Kosovës, Novo Bërdës, Ranillugut, Parteshit si dhe Zubin Potokut me nga 44 pikë apo 50 për qind.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, gjatë kësaj periudhe janë plotë 23 komuna të cilat kanë shënuar rritje në përmbushjen e indikatorëve vlerësues, dy komuna janë me pikë të njëjtë në dy periudhat vlerësuese dhe 13 komuna kanë shënuar rënie në përmbushjen e transparencës komunale.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vlerësimit nga viti paraprak, Komuna e Shtërpcës dhe ajo e Kamenicës mbetet ndër komunat të cila kanë shënuar rritje më të madhe në përmbushjen e indikatorëve vlerësues në transparencën komunale. Komuna e Shtërpcës nga 62 pikë ka shënuar rritje për 22 pikë derisa komuna e Kamenicës nga 62 pikë, ka shënuar rritje për 18 pikë gjatë periudhës së njëjtë të vlerësimit janar – qershor 2022.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vlerësimit nga viti paraprak, Komuna e Deçanit, Komuna e Skenderajt, Fushë Kosovës, Hanit të Elezit, Klinës, Obiliqit dhe Vushtrrisë mbetet ndër komunat të cila kanë shënuar rënie më të madhe në përmbushjen e indikatorëve vlerësues në transparencën komunale.
Komuna e Deçanit nga 64 pikë sa ishte e vlerësuar gjatë periudhës janar – qershor 2021, gjatë periudhës së njëjtë të vlerësimit për vitin 2022 ka shënuar rënie për 10 pikë, komuna e Skenderajt dhe Fushë Kosovës kanë shënjuar rënie me nga 7 pikë, komuna e Hanit të Elezit, Klinës dhe Obiliqit kanë shënuar rënie me nga 6 pikë.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vlerësimit nga viti paraprak, Komuna e Rahovecit dhe ajo e Malishevës, mbetet ndër komunat të cila kanë treguar rezultat të njëjtë, pa ndonjë rënie apo ngritje në përmbushjen e indikatorëve vlerësues në transparencën komunale.
Raportin e plotë mund ta lexoni: KËTU