KDI-ja: 62.6 për qind e të rinjve pro zgjedhjeve parlamentare
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka kryer hulumtimin e dytë të opinionit publik në mesin e votuesve të rinj nga mosha 18 deri 22 vjeçare lidhur me sjelljet, qëndrimet dhe preferencat e tyre politike.
Nëpërmjet një konference për medie, të mërkurën është bërë publikimi i të gjeturave kryesore të këtij hulumtimi, që konfirmon se problemet e të rinjve mbeten të njëjta dhe të paadresuara.
Ahmet Rushiti nga KDI-ja, ka bërë me dije si edhe në vitin e kaluar edhe këtë vit 61.5 për qind e të rinjve mendojnë se gjërat në vend nuk janë duke shkuar në drejtimin e duhur.
Në pyetjen nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, 62.6 për qind e të rinjve kanë deklaruar se do të marrin pjesë në zgjedhje.
Ndërsa, se për kë do të kishin votuar nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin nesër sipas hulumtimit: 27.1 për qind do të votonin Vetëvendosjen, 19 për qind për PDK-në, 18.1 për qind për LDK-në, 11 për qind për AAK-në, 2.7 për qind për Nismën për Kosovën, 1.4 për qind për Lista Serbe, 1.2 për qind për Aleancën Kosova e Re, 1.2 për qind për Alternativën 0.3 për qind dhe për partitë tjera 1.5 për qind. Sipas këtij hulumtimi 17.7 për qind e të anketuarve kanë refuzuar të përgjigjen.