KDI-ja: Deputetët e PDK-së munguan më së shumti në seancat e Kuvendit

13 gusht 2021 | 12:07

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror.

Sipas të dhënave të KDI-së për pjesëmarrjen e deputetëve në seanca, deputetët e opozitës kanë realizuar dukshëm më shumë mungesa në raport me ata të shumicës parlamentare.

“Grupi parlamentar i PDK-së është grupi me më së shumti mungesa, me gjithsej 121 mungesa, që mesatarisht secili deputetë i këtij grupi parlamentar kanë munguar rreth shtatë herë. Grupi parlamentar i LDK-së është grupi i dytë parlamentar me më së shumti mungesa, gjithsej 96 mungesa (mesatarja rreth gjashtë mungesa për deputetë). LVV ka regjistruar 79 mungesa (mesatarja rreth një mungesë për deputetë), LS ka 62 mungesa (mesatarja rreth gjashtë mungesa për deputetë), pasuar nga AAK me 39 mungesa (mesatarja rreth pesë mungesa për deputetë), dhe grupi multietnik me 14 mungesa (mesatarja rreth dy mungesa për deputetë)”, është thënë në raportin e KDI-së.

Raportin e plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sektori i turizmit në Evropë po merr frymë i lehtësuar.…