KDI-ja: Drenasi, komuna më transparente, Mamusha më jotransparentja
13 shkurt 2019
| 11:49
Komuna e Drenasit për vitin 2018 ka marrë epitetin si komuna më transparente në Kosovë.
Ky vlerësim i është dhënë pas një hulumtimi njëvjeçar i realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Kosovë.
Drenasi prej 118 pikëve sa është maksimumi ka marrë gjithsej 97 pikë apo 97 për qind. Ndërkaq si komuna më pak transparente në këtë hulumtim doli komuna e Mamushës me vetëm 32 pikë nga 118 sa ka qenë maksimumi i vlerësimit me pikë.
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se puna në 11 komuna ka qenë sfidë në vete
Ndërsa ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se ky projekt ka për qëllim që qytetarët të kërkojnë më shumë përgjegjësi nga udhëheqësit e tyre.