KDI-ja i prezanton KQZ-së dizajnet e reja të fletëvotimeve (dokument)
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, (KDI), Ismet Kryeziu, i ka dorëzuar zyrtarisht kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Dakës, dizajnet e reja të fletëvotimeve të cilat janë përgatitur në kuadër të projektit ‘Çdo votë vlen’.
Kryeziu ka thënë se i është dorëzuar edhe raporti përmbledhës ‘Çdo votë duhet të vlejë!’ i cili përmban rezultatet e testimit fizik të fletëvotimit me 1 mijë e 200 qytetarë.
“Së bashku me kolegë nga KDI-ja sot i kemi dorëzuar zyrtarisht kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, dizajnet e reja të fletëvotimeve të cilat i ka përgatitur KDI në kuadër të projektit ‘Çdo votë vlen’. Po ashtu i është dorëzuar edhe raporti përmbledhës ‘Çdo votë duhet të vlejë!’ i cili përmban rezultatet e testimit fizik të fletëvotimit me 1 mijë e 200 qytetarë”, ka shkruar Kryeziu në llogarinë e vet në “Facebook”.
Sipas tij, kryetarja Daka ka vlerësuar pozitivisht këto fletëvotime dhe ka shprehur vullnetin që ato të merren parasysh gjatë miratimit të dizajneve të reja të fletëvotimeve nga ana e KQZ-së.
Më poshtë shihni dizajnet e përgatitura nga KDI-ja për zgjedhjet në Kosovë.