KDI-ja: Komuna e Rahovecit, e para për transparencë komunale
01 tetor 2021
| 13:56
Në raportin e publikuare sot nga Instituti Demokratik i Kosovës KDI, për vlerësimin e bërë sipas Transparometrit Komunal, për nivelin e transparencës së 38 komunave të Republikës së Kosovës për periudhën janar-qershor 2021, komuna e Rahovecit është renditur në vendin e parë me (83 pikë apo 94.32 për qind).
“Komuna e Rahovecit, gjatë periudhës vlerësuese (janar-qershor 2021) ka përmbushur plotësisht 41 nga 44 indikatorët e Transparometrit, duke u renditur në mesin e komunave më transparente”, thuhet në njoftimin e KDI-së.
Raportin e plotë Transparometri Komunal mund ta gjeni në këtë vegëz: https://kdi-kosova.org/…/transparometri-komunal-janar…/