KDI-ja: Kuvendi të ratifikojë katër marrëveshjet ndërkombëtare, të mos mbetet peng i inateve partiake

21 korrik 2021 | 11:12

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga deputetët që të votojnë katër marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk arritën të miratohen në seancat e kaluara në mungesë të kuorumit, anipse në sallë të pranishëm ishin 93 deputetë.

Meqë ratifikimi i marrëveshje ndërkombëtare kërkon 2/3 e votave të deputetëve, kjo nënkupton se nevojitet pajtueshmëri më e gjerë në mes të grupeve parlamentare për t’i miratuar ato.

“Duke pasur parasysh që shumica parlamentare nuk i ka votat që t’i kalojë këto marrëveshje, i takon shumicës parlamentare që të bëj përpjekje për gjetjen e një gjuhe të përbashkët me opozitën, në funksion të arritjes së pajtueshmërisë për miratimin e tyre”, theksohet në komunikatën e KDI-së.

KDI-ja konsideron se një qasje bashkëpunuese mes shumicës parlamentare dhe opozitës e promovuar dhe e kultivuar nga shumica, duhet të mbizotërojë në angazhimin e përbashkët për çështje që shkojnë përtej interesave partiake dhe kontriboujnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, tha se…