
KDI-ja: Praktikat e dhunshme nuk kanë vend në Kuvend
21 mars 2018
| 14:32
Drejtori i Institutit Demokratike të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se praktikat e dhunshme nuk kanë vend në Kuvendin e Kosovës.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që të garantojnë ambient të përshtatshëm për votim të lirë të deputetëve të Kuvendi të Kosovës.
“Praktikat e dhunshme nuk kanë vend në Kuvend. Pengimi i vullnetit të deputetëve është i papranueshëm. Institucionet shtetërore duhet të garantojnë ambient të përshtatshëm për votim të lirë të deputetëve”, ka shkruar Kryeziu në llogarinë e vet në “Facebook”.