KDI-ja: Presidentja t’i ftojë në takim liderët partiakë, seancat e Kuvendit pa marrëveshje janë të pakuptimta

25 prill 2025 | 16:48

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës ka hyrë në një cikël absurd seancash çdo 48 orë, pa reflektim politik dhe pa asnjë rezultat konkret.

Mungesa e një përpjekjeje serioze për marrëveshje që siguron shumicën dhe përsëritja e kandidaturës së njëjtë, sipas KDI-së e ka kthyer këtë proces kushtetues në një formalitet të zbrazët që nuk prodhon asgjë.

Sipas KDI-së, Rregullorja e Punës së Kuvendit ka vlerë vetëm nëse respektohet në frymën e saj,  të funksionalitetit të Kuvendit.

“Prandaj, ajo nuk mund të keqpërdoret si mburojë e mos-vullnetit politik, dhe aq më pak për të justifikuar një status-quo të paarsyeshme. Nëse procedurat shndërrohen në arsyetim për bllokadën, atëherë problemi kërkon adresim në nivel politik – jo vetëm teknik”, është thënë në reagimin e KDI-së.

Në këtë kontekst, KDI-ja ka thënë se është koha që presidentja Vjosa Osmani t’i thërrasë një takim me liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar zgjidhje të mundshme.

“Kushtetuta e ngarkon atë me detyrën për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve, dhe në një situatë si kjo, ku institucioni më i lartë përfaqësues është i bllokuar, angazhimi i saj politik dhe institucional është i justifikuar por edhe i domosdoshëm”, është thënë në reagimin e KDI-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i grupmoshave U15 të ShF Fushë Kosovës, Belgin Jashari,…