KDI: MSh-ja paguan rreth 280% më shtrenjtë produktin paracetamol 1gr për injeksion

26 korrik 2022 | 13:09

Ministria e Shëndetësisë përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS) ka kontraktuar blerjen e produktit Paracetamol 1gr për injeksion me çmimin prej 3.80 euro për njësi.

Ky produkt në tregun me pakicë (barnatoret) në Kosovë shitet me një çmim rreth 1.00 euro për njësi.

“KDI në vazhdimësi është duke shpërfaqur shqetësime lidhur me blerjen e medikamenteve nga UNOPS me çmime shumë të larta, si dhe i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të kërkoj llogari nga UNOPS për këto çmime të cilat përfundimisht i paguan qytetari i Kosovës. Në vazhdim, KDI i bënë thirrje edhe Kuvendit të Kosovës, Komisioni për Shëndetësi dhe Komisionit për menaxhimin e financave publike që të mbajnë në llogaridhënie Ministrinë e Shëndetësisë për shpenzimet enorme të bëra përmes kontratës që Ministria e Shëndetësisë ia ka dhënë UNOPS-it për blerjet e produkteve medicinave”, ka njoftuar KDI-ja.

Po ashtu, KDI-ja ka kërkuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, të bëjë një auditim urgjent të performancës së kësaj kontrate ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNOPS-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…