KDI publikon fotografi shqetësuese për gjendjen e lumenjeve të shndërruar në deponi mbeturinash

29 prill 2025 | 21:03

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka publikuar fotografi shqetësuese nga gjendja e lumenjeve të Kosovës.

Këto lumenj janë shndërruar në deponi të mbeturinave plastike.

“Kjo është gjendja e shumicës së lumenjeve të Kosovës, të cilët janë shndërruar në deponi të mbeturinave plastike, e për më keq edhe të mbetjeve shtazore. Këto fotografi janë bërë para pak ditësh nga qytetarë, kolegë tanë nga OJQ-të lokale dhe aktivisti për mbrojtje të mjedisit, Arian Mavriqi – Photography në Kamenicë, Lipjan, Istog, Pejë dhe Mitrovicë”..

“Për të gjitha këto krime mjedisore tanimë janë njoftuar komunat përkatëse, dhe ne po presim veprime konkrete! Shëndeti i këtyre lumenjve reflektohet edhe në shëndetin tonë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i entitetit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, iu drejtua…