KDI: Rahoveci, komuna më transparente në Kosovë
Instituti Demokratik i Kosovës(KDI) ka treguar për komunat më transparente në Kosovë.
Sipas raportit “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë” i publikuar sot nga KDI-ja pesë komunat më transparente për vitin 2020 vlerësohet të jenë Rahoveci, Lipjani, Drenasi, Gjakova dhe Mitrovica e Jugut.
Gjatë publikimit të këtij raporti, Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i KDI-së, ka theksuar se transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve publike janë parakushtet kyçe për qeverisje të mirë dhe demokratike.
Ndërsa, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se transparenca është një nga shtyllat kryesore për qeverisje të mirë, duke shtuar se kjo ministri kanë hartuar dy projekte për avancimin e transparencës komunale.
Raporti “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë” shpalos të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale në 38 komunat e Kosovës bazuar në 48 indikatorë vlerësues të përzgjedhur konform obligimeve ligjore dhe udhëzimeve administrative që rregullojnë̈ punën dhe funksionimin e institucioneve të qeverisjes lokale.