KE-ja financon themelimin e Institutit për Inovacion dhe Punësim në UPZ
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, prof. dr. Ramë Vataj, ka nënshkruar marrëveshjet e Grantit për projektin “Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësim”, financuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, me prof. Mihone Kerolli Mustafa, përfaqësuese zyrtare e këtij grant.
Qëllimi grantit është themelimi i Institutit nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësim në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Rektori i Vataj e ka vlerësuar lartë nënshkrimin e këtij Granti, duke theksuar së është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të UPZ-së.
Ky projekt paraqet shumë mundësi për të gjithë stafin e studentët e institucioneve partnere, dhe më shumë.
Vlera e përgjithshme e këtij granti është 1.164.002,00 euro.
/Epoka e re/