Kearns, ambasadorit Hovenier: Ku është balanci? A i reaguat kështu Serbisë kur i rrëmbeu policët? Jo
Alicia Kearns, deputetja britanike dhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik i ka reaguar ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili mbrëmë lëshoi një deklaratë ku tha se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës po i rrisin tensionet.
“Ku është balanci?”, pyeti Kearns.
“A kemi parë një deklaratë të tillë nga SHBA pas rrëmbimit të paligjshëm të 3 policëve nga Serbia? Jo”, shkroi ajo.
“Heshtja për sulmin terrorist në Banjska mbetet shurdhuese”, shtoi deputetja britanike në reagimin e saj në “X”.
Ambasadori Hovenier tha se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me dinarin serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe po i rrisin panevojshëm tensione etnike dhe si pasojë ia kufizojnë mundësitë Shteteve të Bashkuara për ta mbështetur atë në arenën ndërkombëtare.
Where is the balance?
Did we see a statement like this from the US following Serbia’s illegal kidnapping of 3 police officers? No.
The silence on the Banjska terror attack remains deafening. https://t.co/H8sFoThsT0
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) February 4, 2024