Kearns i reagon Dodikut: Glorifikimi i krimeve të luftës është tragjedi
Alicia Kearns, deptuete në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka reaguar në lidhje me kurrikulën e re në shkollat e Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, të cilat u kritikuan për shkak të glorifikimit të Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq, dy të dënuar për krime lufte.
Sipas Kearns, glorfikimi i krimeve të luftës është një tragjedi.
Ajo ka shkruar në platformën “X” edhe disa fjalë për Milorad Dodikun, presidentin e Republikës Serbe, i cili është i sanksionuar nga ShBA-ja.
“Fëmijët në Republika Srpska u kthyen në shkollë në një kurrikul të re duke u mësuar atyre kriminelët e dënuar të luftës Mlladiq dhe Karaxhiq janë heronj. Glorifikimi i krimeve të luftës dhe indoktrinimi i të rinjve serbë të Bosnjës është një tragjedi. Sulmi i Milorad Dodik ndaj së vërtetës është i papranueshëm dhe kërkon një përgjigje nga Përfaqësuesja e Lartë”, ka shkruar Kearns.
Children in Republika Srpska returned to school to a new curriculum teaching them convicted war criminals Mladic and Karadzic are heroes.
The glorification of war crimes and indoctrination of young Bosnian Serbs is a tragedy.
Milorad Dodik’s attack on truth is unacceptable and…
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) September 20, 2024