Kearns: Radoiçiqi edhe pas një muaji mbetet i lirë, familja e Afrim Bunjakut meriton drejtësi
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka përkujtuar njëmujorin e sulmit në Banjskë ku një grup i udhëhequr nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i armatosur rëndë, kishte sulmuar Policinë e Kosovës.
Kearns ka thënë se edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga sulmi terrorist në veri, Radoiçiqi mbetet i lirë në Serbi, ndërsa Beogradi vazhdon të mos ndëshkohet për këtë veprim, ndonëse ka bërë me dije se i ka parë vetë armët që kanë ardhur pikërisht shteti serb.
“Ka kaluar tashmë një muaj që kur Radoiçiqi pranoi fajësinë për sulmin paramilitar në Kosovë me Beogradin që ia ofroi armët. Por ai ende mbetet i lirë në Serbi. Pa asnjë përgjegjësi për rolin e Beogradit. I kam parë armët, dhe kam takuar familjen e Afrim Bunjakut – ata meritojnë drejtësi”, ka shkruar Kearns në “X”.
It is now a month since Radoičić admitted guilt for the paramilitary attack on Kosovo with Belgrade provided weapons.
Yet he remains free in Serbia.
With no accountability for Belgrade’s role.
I’ve seen the weapons, and I’ve met Afrim Bunjaku’s family – they deserve justice. https://t.co/BB3qz9dU7K pic.twitter.com/t2vmmCg0SS
— Alicia Kearns (@aliciakearns) October 27, 2023