Kearns reagon për sulmin në Ibër-Lepenc, thotë se lënia e lirë e Radojçiqit nga Serbia inkurajon të tjerët

03 dhjetor 2024 | 15:56

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për sulmin e ndodhur në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit më 29 nëntor, duke thënë se sulmi terrorist ishte një përpjekje e qartë për të dëmtuar civilët përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike.

Kearns ka thënë se dështimi i shtetit të Serbisë për ta arrestuar Milan Radojiçiqin dhe për ta deportuar në Kosovë atë dhe të tjerët që kanë qenë të përfshirë, inkurajon dhe të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla.

“Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit”, ka shkruar Kearns në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amir Rrahmani po vazhdon me paraqitje të shkëlqyeshme edhe në…