Kearns: Të ndëshkosh Kosovën për hapjen e një ure duke injoruar Banjskën është padrejtësi – nevojë për reforma urgjente
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka bërë një reagim lidhur me planin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e veturave dhe kundërshtimin e Bashkimit Evropian për këtë çështje dhe kërkesës që të trajtohet në kuadër të dialogut.
Kearns i ka bërë thirrje Qeverisë së të Mbretërisë së Bashkuar dhe udhëheqësisë së re të Bashkimit Evropian që të bëjnë të qartë “se mbështesin ndërtimin e urave në Kosovë, jo bllokimet e rrugëve dhe ndarjen”, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka pyetur pse kjo marrëveshje trajtohet ndryshe nga të tjerat.
“BE-ja ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim kuptimplotë kundër Serbisë, pavarësisht provave të shumta që lidhin Milan Radoicic dhe sulmuesit e Banjskës me shtetin serb. Të ndëshkosh Kosovën për hapjen e një ure, duke injoruar Banjskën, sugjeron se vetë procesi është thellësisht i padrejtë dhe ka nevojë për reforma urgjente”, ka shkruar Kearns.
https://x.com/aliciakearns/status/1824108101030559796