Khedira zbulon fjalët e Lowit pas pjesës së parë kundër Brazilit

26 qershor 2020 | 16:12

Gjermania ia ka shkaktuar humbjen më turpëruese Brazilit gjatë Kupës së Botës së vitit 2014, që mbahej pikërisht në shtetin e këtyre të fundit.

Shifrat 1-7 nuk kapërdihen lehtë, aq më tepër në një ndeshje gjysmëfinale. Ndeshja e mbyll që në pjesën e parë, kur “panzerat“ shënuan plot 5 gola në portën kundërshtare.

Megjithatë këto shifra dukej se nuk thoshin asgjë për trajnerin Joaxhim Low. Në një intervistë për “Bild”, Sami Kedira zbulon edhe fjalët e teknikut të Kombëtares së Gjermanisë në pushimin e pjesës së parë, i cili nuk dëshironte në asnjë mënyrë që lojtarët e tij të lëshonin pe, edhe pse fitorja ishte thuajse e sigurt për ta.

“Jogi na tha: ‘Bukur, por ndeshja nuk ka mbaruar akoma. Nëse shoh ndonjë duke u tallur do e nxjerr jashtë menjëherë’. Ai e largoi tërësisht euforinë dhe tha: ‘Ne do ta fillojmë përsëri nga 0-0 dhe dua që të fitojmë edhe pjesën e dytë gjithashtu’. Ishte një mesazh perfekt nga ai”, ka zbuluar Kedira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) kanë bërë me dije…