KEDS-i: Çmimet e energjisë elektrike nuk janë rritur

13 tetor 2020 | 10:48

“Sot në disa portale ka dalë një lajm i pavërtetë se gjoja çmimet e energjisë elektrike janë rritur në Kosovë. Kjo nuk është e vërtetë. Portalet thirren në raportin e Agjencinë së Statistikave të Kosovës”, është bërë me dije në njoftimin e KEDS-it.

Sipas këtij njoftimi, çmimet e energjisë elektike nuk janë ngritur në Kosovë asnjë cent tash e disa vjet.

“Ju lutem ta korrigjoni këtë lajm të pavërtetë! Autoriteti për lëvizje të çmimeve të energjisë elektrike është Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Ajo nuk ka marrë asnjë vendim pë rritje të çmimeve. Ju lutem drejtojuni këtij instituconi, pasi është më kredibili për çmimet e energjisë elektirke”, theksohet në njoftimin e KEDS-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës – Njësia për Reagim tё Shpejtё-Pejё (NJRSH),…