KEDS-i dhuron 50 kompjuterë për SOS Fshatrat e Fëmijëve
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka bërë shpërndarjen e një kontingjenti prej 50 kompjuterëve për fëmijët e familjeve të SOS Fshatrave.
Siç u tha, ky donacion është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të KEDS-it për përgjegjësinë shoqërore të korporatës, e cila deri më sot ka dhuruar mbi 150 kompjuterë për institucionet arsimore gjithandej vendit.
Sipas KEDS-it, kjo nuk është hera e parë që ata kanë dhuruar pajisje për këtë institucion, pasi që në dhjetor të vitit të kaluar kompania kishte pajisur fëmijët e SOS fshatrave me dhjetëra tabletë.
Tutje, KEDS-i ka theksuar se iniciativa të tilla do të ketë edhe në të ardhmen me qëllim që fëmijëve t’u krijohen mundësitë që njohuritë teorike t’i gërshetojnë me ato praktike përmes kabineteve të cilat do të krijohen aty ku është nevoja.