KEDS-i do të investojë në vlerë prej 6.3 milionë euro në Gjakovë

24 shkurt 2021 | 10:11

Këtë vit KEDS-i do të investojë në vlerë prej 6.3 milionë euro në Gjakovë. Projekti përfshin rehabilitimin e tensionit të mesëm, investim ky i cili do të sigurojë shërbime më të mira të energjisë elektrike për 12 mijë konsumatorë të komunës së Gjakovës.

Për të biseduar në detaje për këtë investim, kryetari i komunës, Ardian Gjini ka pritur në takim drejtorin për Investime në KEDS, Hasan Oz, drejtorin e KEDS-it në Gjakovë, Kreshnik Sokoli dhe këshilltarin ekzekutiv të kompanisë, Avni Alidemaj.

Kryetari Gjini është shprehur se ky projekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm për komunën tonë, duke theksuar mbështetjen e tij dhe të institucionit që ai drejton për finalizimin e suksesshëm të punimeve të cilat nisin në prill të këtij viti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar mbrëmë se një…