KEDS-i do t’i trajtojë me prioritet kërkesat për lidhje të re nga diaspora

16 korrik 2021 | 14:44

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS), ka vendosur që gjatë verës të trajtojë me prioritet kërkesat që vijnë nga diaspora.

“Një pjesë e konsiderueshme e tyre blejnë prona rezidenciale në Kosovë ose po i ndërtojnë vet. Si rrjedhojë, gjatë kësaj stine KEDS-i në vazhdimësi pranon kërkesa për lidhje të reja nga konsumatorët nga diaspora të cilët kërkojnë që të trajtohen me prioritet për arsye të kohës së shkurtër që qëndrojnë në Kosovë. Në këtë drejtim, KEDS-i ka ndërtuar një sistem të identifikimit të kërkesave për lidhje të re për pjesëtaret e diasporës”, është thënë në komunikatën e KEDS-it.

Sipas kësaj komunikate, gjatë kërkesës për lidhje të re nga diaspora duhet të merret me veti edhe pasaporta e vendit rezident apo leje qëndrimi në atë vend, e cila dëshmon se aplikuesi është nga diaspora.

“Më pas kompania do ta shqyrtojë kërkesën në kohën më të shkurtër të mundshme dhe do të procesohet tutje. KEDS-i mbetet kompani e përkushtuar që të jetë sa më afër konsumatorëve. Ndërtimi i partneritetit me konsumatorë dhe ofrimi i shërbimeve sa më kualitative janë prioritete të kompanisë”, theksohet në komunikatën e KEDS-it.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-bashkëshortja e Princit Andrew, Sarah Ferguson, nuk ka qenë vetëm…