KEDS-i hapi dyert për ditën ndërkombëtare të vajzave
Dyert e KEDS-it janë hapur dyert të premten për një grup vajzash me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave. Tiara, Bora, Nina, Tuana…kanë parë së afërmi KEDS-in, vendin ku punojnë prindërit e tyre.
“Ato janë shprehur të entuziasmuara nga puna që bëhet këtu për ndricimin e Kosovës. “Do të doja të punoja këtu për t’i ndricuar shtëpitë e njerzëve. Më pëlqën puna me kompjuter dhe t’i përgjigjem njerëzve përmes telefonit”, thotë Bora Puka, nxënëse e klasës së dytë.
Edhe vajzat tjera janë shprehur se do të donin të ishin pjesë e ndricimit të vendit. Por, Tuana Avidiu ka edhe një arsye shtesë. “Kisha punu në vend të babit, pasi ai po ka shumë punë. Do t’ia merrja një pjesë të punës në mënyrë që ti ndihmoja”, thotë Tuana, nxënëse e klasës së IV.
Vajzat kanë parë së afërmi punën që bëhet në Qendrën Dispecerike të KEDS-it, ku janë të instaluara edhe sistemet moderne të SCADA-s dhe Kosovanet’it.
Vizita ishte pjesë e programit për avancimin e pozitës së vajzave në shoqëri, përmes Asociacionit të Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë. KEDS i është përgjigjur pozitivisht aktivitetit të këtij asociacioni në mënyrë që të jep kontributin e vet.