KEDS-i investon rreth 2 milionë euro në Deçan
KEDS-i ka njoftuar se po investon fuqishëm në komunën e Deçanit dhe se kompania ka në implementim e sipër 27 projekte anekënd kësaj komune.
Bëhet me dije se pas realizimit të tyre, me rrjet të ri elektrik do të bëhen mbi 10 mijë banorë të asaj ane.
Konkretisht, KEDS-i ka filluar realizimin e projekteve në fshatrat Ratishë, Irzniq, Prokolluk, Gllogjan, Shllup, Pobergj dhe Dranoc.
“Ky projekt kapital, i cili kap shumën prej afër dy milionë eurosh, bën pjesë në kuadër të planit investiv të KEDS-it dhe pritet të përfundojë përgjatë periudhës 2024-2025”.
“Parapërgatitjet po bëhen edhe për fillimin e punimeve në fshatrat e tjera të kësaj komune, si në Isniq, në Strellc të Epërm dhe në Strellc të Ulët. Projekti në këto fshatra fillon në pjesën e parë të vitit të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.