KEDS i jep pamje të re fshatit piktoresk të Podujevës
Janë shtrirë afërsisht edhe 4000 metra kabllo, sikurse është larguar një trafo e vjetër dhe janë ndërtuar dy trafostacione tërësisht të reja, duke rritur kështu kapacitetet e furnizimit me energji elektrike.
Kjo ka gëzuar tej mase qindra mirovcas. Banorët e këtij fshati, thonë se me këtë investim që ka bërë KEDS, është rritur siguria në fshat, është përmirësuar dukshëm furnizimi me energji elektrike dhe janë evituar prishjet në rrjet. Ata shprehen mjaft të kënaqur me këto investime. Azem Bajrami, 80 vjeçar, banorë i fshatit Mirovc, kujton kohërat e vështira kur furnizimi me energji elektrike nuk ishte aspak stabil dhe me plot prishje. Ai thotë se edhe shtyllat vjetra të energjisë elektrike çdoherë i vinin në ankth banorët kur kishte erëra, nga frika se do të rrëzoheshin mbi shtëpitë e tyre.
“Investimet që i ka bo KEDS-ii, që na i ka hek banderat e drunit edhe telat mbi shpija, ka bo një punë shumë të madhe. Tash i kanë qit banderat e betonit, skej rruge. Në oborr s’ka ma bandera dhe mbi shtëpia s’ka tela.” tha Bajrami, pensionist, teksa po punonte në kopsht. Sipas tij, me këtë investim, është përmirësuar dukshëm furnizimi me energji elektrike për banorët e fshatit. “Tash rryma është shumë mirë, nuk kem ndërpremje qysh kemi pas. Na si banorë jemi shumë të kënaqun me këto investime”, përfundoi ai.
Edhe fëmijët, të cilët kishin dalë me biçikleta në atë ditë të freskët korriku, janë mjaft të lehtësuar. “Po iu grahim biçikletave shlirë. Nuk po frikësohemi më prej telave që luhateshin sa herë frynte”, thotë Genci, nxënës i klasës së tretë, ndërsa dy shokët e tij ia miratojnë fjalët.
KEDS është duke investuar fuqishëm në tërë territorin e vendit, duke bërë që konsumatorët të marrin shërbime shumë më kualitative të energjisë elektrike.